Ndonëse java e parë e modës në Copenhagen është organizuar në vitin 2006, vetëm vitet e fundit kthyen vëmendjen duke e kthyer këtë destinacion si më të preferuarin e markave për të shprehur vizionin e tyre.
Kryeqyteti skandinav i modës ka shërbyer si një inkubator për markat si Saks Potts, Ganni, Cecilie Bahnsen dhe Rotate
Kësaj here në të u prezantua sezoni Pranverë- Verë 2023, i cili ishte një miksim i emrave familjarë të modës, por dhe sipërmarrësve të rinj.
Stine Goya, Baum Pferdgarten tërhoqën vëmendjen me prurjet e tyre, në të cilat mbizotëronin fundet e gjatë, të shkurtër, fustane të gjatë të formave të ndryshme me të çara të cilat do të jenë tendenca e fundit e modës për pranverën e ardhshme!
Më poshtë ju bashkangjisim modelet përmes fotove:






