Kryefjala e lajmeve të ditës së sotme është ndarja e Kim Kardashian nga Pete Davidson pas 9 muajsh lidhje.
Burimet për mediat e huaja theksojnë se diferenca e moshës së tyre ka qenë arsyeja e ndarjes së çiftit.
“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, thotë burimi i brendshëm.
“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë në New York, ose kudo që ai të jetë në atë moment”, shton burimi. “Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”
Burimi thotë gjithashtu se Kardashian, e cila drejton biznese të shumta ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.





