Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm nga vendlindja e saj!

Modelja e njohur Adrola Dushi është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola me anë të një postimi në Instagram, ku ka ndarë dhe disa fotografi nga ceremonia e marrjes së dekoratës. Modelja thotë se ky vlerëlim ka qenë i papritur, por edhe një përgjegjësi e shtuar për të.

 

“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita”, thuhet në dekoratë.

 

Ndërsa modelja është ndjerë e emocionuar dhe është shprehur:

Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite!  Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua“, ka shkruar Adrola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles