Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dieta dramatike që Kim Kardashian ndoqi për të veshur fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala

Paraqitja e Kim Kardashian në Met Gala 2022 tërhoqi vëmendje të madhe dhe të gjithë sytë ishin tek ajo.

Ajo u shfaq në Met Gala me fustanin që Marilyn Monroe veshi për t’i kënduar “Gëzuar ditëlindjen” Presidentit JFK në vitin 1962. Kim u ndje e privilegjuar që u shfaq në Met Gala 2022 me një veshje kaq ikonike.

Por sigurisht bukuria dhe veçantia e Kim në Met Gala u shoqërua me shumë sakrifica. Të futesh në fustanin vintage nuk ishte një punë e lehtë për të.

“E provova dhe nuk më përshtatej. I thashë, ‘Më jepni tre javë kohë’. Më duheshin të humbisja 16 kilogramë”, pranoi Kardashian.

Ajo shtoi më pas se për të ishte një sfidë.

“Ishte si një rol [film]. Isha e vendosur të përshtatesha[në] të. Ndoqa një dietë dramatike në të cilën  nuk kam pasur karbohidrate apo sheqer për rreth tre javë. Ne do bëjmë një festë me pica dhe donut në hotel [pas Met Gala]”.

Kardashian e risolli vërtet Monroe-n duke i lyer flokët e saj në bjonde platin, të stiluar në një topuz elegant, për të tërhequr të gjithë pamjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles