Shtëpia luksoze e modës, e shumëpërfolura Balenciaga, ka publikuar fushatën e re që promovon atlete pothuajse të shkatërruara dhe aspak të pastra në dukje.

Por interneti është në shok kur lexoi se sa shumë kushtojnë ato.
Një palë atlete të tilla kushtojnë 1850 dollarë.
Sipas Balenciaga-s, këto atlete përcjellin idenë që atletet e markës mund të mbahen gjatë gjithë jetës duke e lidhur fushatën me industrinë e modës së shpejtë (fast fashion) dhe mbikonsumin që i bën dëm planetit.





