Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Graciano rikthen sezoni e dytë të “Just Dance”, por ne na ra në sy ky detaj tek promo

Shumë shpejt spektakli i kërcimit “Just Dance” me autor dhe moderator Graciano Tagani rikthehet në sezonin e tij të dytë në Top Channel.

Risitë dhe surprizat e këtij spektakli nuk do të mungojnë, ndërkohë balerini i njohur Graciano Tagani na ka njohur pak me to sot.

Në këtë sezon të dytë Graciano, si moderatore të “Just Dance” ka përzgjedhur Nevina Shtylla.

Ashtu siç edhe Graciano është shprehur në promon e emisionit, ai në krahun e tij donte një vajzë me buzëqeshjen më të ëmbël që arti dhe fjalët e saj të vinin aq bukur sa vetë ajo.

Pikërisht këto karakteristika që ai kërkonte, i ka gjetur tek Nevina Shtylla.

Ndërsa kalojmë tek juria që ai ka përzgjedhur për këtë sezon, mund të bindemi se Graciano di vërtet të bëjë zgjedhjet e duhura.

Enada Hoxha do të vazhdojë të jetë pjesë e jurisë edhe për këtë sezon të dytë, si imazhi i baletit klasik.

Enadës do i bashkohen edhe dy balerinë të tjerë shumë të talentuar.

Pjese e jurisë do të jetë balerina e njohur dhe shumë e suksesshme Isida Mollaymeri.   

Dhe jo pa arsye. Graciano ka shpjeguar se, sigurisht që përtej profesionalizmit, tek Isida sheh sensualitetin dhe energjinë që e mban veshur në çdo moment.

Gjithashtu pjesë e jurisë e “Just Dance” do të jetë edhe Esdalin Gorani. Graciano e dëshironte pjesë të jurisë për arsyen se ai e njeh televizionin më mirë se kushdo tjetër.

Pa nisur mirë, mund të themi që jemi të bindur se surprizat nuk do të mungojnë në këtë spektakël, ndërkohë kanë nisur audionet për çdo talent të ri në kërcim.

Ama ajo çfarë ne na ra në sy në këtë promo të “Just Dance” është fakti se si janë veshur të pestë ata. Të sinkronizuar me njëri-tjetrin, Graciano, Nevina, Isida, Esdalin dhe Enada ishin veshur me të zeza nga koka tek këmbët, një detaj që tregon kaq klas dhe elegancë në këtë paraqitje të parë të të pestëve bashkë.

Nuk e dimë nëse është e qëllimshme, apo thjesht rastësi, por dimë të themi që kanë “goditur” me veshjen e tyre.

Prandaj, përpos performancave të konkurretëve të “Just Dance”, ne do të jemi të gjithë sy e veshë për arsyen se si do të vishen në vazhdim këta personazhe kaq të njohur, ku me siguri do të tërheqin vëmendje sërish me veshjet e tyre.

Kurioz jemi të dimë se kujt do t’ia besojnë imazhin e tyre vajzat si Nevina, Isida dhe Enada. Nëse do qëndrojë dikush pas paraqitjeve të tyre apo do jenë ato vetë që do kujdesen për imazhin e tyre.

Na duhet edhe pak kohë ta zbulojmë, por sigurisht që çdo detaj të veshjeve të tyre apo se si do të grimohen, do jemi këtu per ta komentuar.

Deri atëherë i urojme shume suksese ekipit të “Just Dance”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles