Lori Hoxha padyshim që është një ndër personazhet shqiptarë më me influencë në botën e modës dhe çdo gjë që ajo vesh është në një hap me tendencat kryesore.
Përpos veshjeve, padiskutim marrim këshilla apo truke bukurie.
Së fundmi Lori në llogarinë e saj në Tik Tok ka ndarë me të gjithë sesi vajzat të kenë buzë shumë herë më të trasha dhe të plota.
Lori Hoxha ka sugjeruar që të përdorni një laps kryesisht në ngjyrë nude dhe të vijëzoni buzët nëpër konturet e saj.
“Një gjë inovative që ka metoda ime që nuk e kanë të tjerët është që nuk e lyej buzën brenda fare (me laps). Lyej vetëm konturin dhe kjo e bën që buza të duket tre herë më e madhe seç është. Ky është edhe qëllimi im në këtë jetë. Më pas përdor thjesht një shkëlqyes. Mund të jetë një shkëyqes çfarëdo”, ka shpjeguar Lori Hoxha në video.
Videon e Lorit e gjeni në Tik Tok tek llogaria e saj personale @psikoangel





