Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i famshëm për përdorimin e Botox, për të trajtuar rrudhat.
Ai prej disa vitesh i është nënshtruar trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve të fytyrës.
“Kontura e fytyrës së Putinit ka ndryshuar qartë me kalimin e viteve. Gjithçka është bërë për të krijuar një kontur rinor dhe më të plotë të fytyrës,” është shprehur Dr. Gerrard nga Klinika Reflect në Mançester.

Tani së fundmi ka dalë lajmi se Putinit do t’i ndalohet përdorimi i botox dhe sigurisht shkak është bërë lufta që ai i ka hapur Ukrainës.
Prodhuesi amerikan i barnave Eli Lilly është zotuar të vazhdojë të dërgojë ilaçe kritike për kancerin dhe diabetin në Rusi, por po ndalon shitjet e “ilaçëve jo të nevojshëm”, duke përfshirë botoksin.
Të shohim tani sesi Putin do të reagojë ndaj këtij njoftimi, nëse do t’i bëjë përshtypje.





