Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të modës siç është Met Gala, zhvillohet gjithmonë të hënën e parë të muajit maj në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City.
Tashmë janë bërë zyrtare emrat se cilët do e prezantojnë Met Gala për këtë vit.
Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda do të jenë prezantuesit e Met Gala 2022.
Tema për këtë vit do jetë “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, prandaj dhe pritet që atë mbrëmje të shohim fustane shumë glamuroze deri në ekstravagante të frymëzuar nga epoka e artë e modës dhe Hollivudit.
Nuk është aspak rastësore që Lively u përzgjodh që të ishte një nga fytyrat e ngjarjes, pasi ajo është, një ndër personazhet më të veçanta të Hollivudit që gjithmonë ka lënë gjurmë në tapetin e kuq.
Vlen të rikujtojmë se në vitin 2018, ajo veshi një fustan të Versace, për të cilin janë dashur më shumë se 600 orë për t’u realizuar. Plus, bashkëshorti i saj Reynolds, do të jetë pranë saj për t’i dhënë Met Gala-së një tjetër moment romantik.