Aksesorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe ndihmojnë në krijimin e një stili shumë unik.
Dhe nëse do flasim për dorezat e mbrëmjeve si aksesorë, menjëherë na vjen në mendje Audrey Hepburn, Marilyn Monroe apo Jacqueline Kennedy.
Ky trend kaq i sofistikuar dhe sensual i viteve ‘60 është rikthyer në një mënyrë shumë moderne dhe për t’i dhënë pamjes pse jo edhe disa grimca ‘vintage’.
Ky aksesor kaq ikonik është rikthyer sërish në vëmendje sidomos të yjeve të momentit si Kim Kardashian dhe Dua Lipa.

Prandaj, nëse keni dyshuar a t’i vishni këto kohë apo jo, mos e mendoni dy herë dhe frymëzohuni nga këto personazhe që e kanë përqafuar këtë periudhë.






