Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Maluma dhe këta personazhe VIP po na thonë njëzëri: Vishuni me jeshile!

Ngjyra jeshile vazhdon të jetë trend edhe për këtë sezon. Pothuajse të gjitha nuancat e jeshiles i kemi parë kudo tek vajzat fashioniste dhe jo vetëm.

Maluma i cili realizoi koncertin e tij në Tiranë ishte veshur me një xhup oversize ngjyrë jeshile duke na rikthyer në vëmendje se kjo ngjyrë do jetë trend e për një kohë shumë të gjatë.

Jeshilja kërkon guxim për t’u përdorur, por ama është një zgjedhje e shkëlqyer për t’u dukur me plot stil. Edhe vajzat VIP shqiptare mesa duket nuk i kanë rezistuar dot dhe e kanë përqafuar si trend.

Dimri nuk ishte edhe aq i mërzitshëm përderisa pamë kudo ngjyrën jeshile dhe e sigurt është që do ta shohim akoma më shumë edhe gjatë sezonit të pranverës.

Për hir të së vërtetës, askujt nuk do t’i shpëtoni nga sytë nëse shfaqeni e veshur me këtë ngjyrë. So, go green! ?

Nëse ende nuk jeni të bindura, hidhuni një këtyre personazheve sesi e kanë kombinuar ngjyrën jeshile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles