Më 27 Mars më në fund do të ndjekim ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Një mbrëmje që do bëjë bashkë yjet më të rëndësishëm të kinematografisë dhe me siguri do të jetë një natë plot surpriza.
Fokusi ynë do të jetë patjetër tapeti i kuq.
Prej vitesh tapeti i kuq i Oscar kthehet gati në pasarelë dhe sot e kësaj dite mbahen mend disa veshje të jashtëzakonshme. Por ndërkohë që presim për Tapetin e veshjet të Oscar-it 2022, ne po rikthejmë pamjet më të paharrueshme të Oscar-it të të gjitha kohërave.
Nga stili klasik i Audrey Hepburn tek ana rebele e Angelina Jolie, hidhuni një sy.







