Fillimi i një rutine produktive të dielën do t’ju ndihmojë të thjeshtoni jetën tuaj duke shtuar një ndjenjë sigurie se java e ardhshme do të ecë pa probleme.
E di që e diela kryesisht është pak dembele, por ja çfarë duhet të bëni sot që java të shkojë sa më mirë dhe të jetë më produktive.
1.Bëni detox
Nuk ka asgjë si detoksikimi i së dielës. Largoni trupin tuaj nga të gjitha toksinat dhe mbeturinat e konsumuara. Do të ndiheni të freskët, energjikë. Mund të jetë një seancë joga, vrap ose palestër.
Uji detox gjithashtu do t’ju bëjë mirë.
2.Organizohu
Nëse nuk arrin të planifikosh të gjitha detyrat që ke gjatë javës mund të dështoni në të paturit e një jave produktive dhe të suksesshme.
Shihni se çfarë keni javën: takime, darka me miqtë, takime të rëndësishme pune, etj. Më pas, planifikoni se kur t’i realizoni të gjitha në mënyrë që të kaloni kohë me familjen, të shkoni në palestër , të ushqyerit e shëndetshëm, e kështu me radhë.
Tani nuk po themi që të planifikoni çdo minutë të javës suaj të ardhshme (sepse fleksibiliteti dhe aftësia për t’u përshtatur me ndryshimet e papritura në rutinën tuaj është e rëndësishme) – por përpiquni të krijoni një strukturë dhe organizim për atë që duhet bërë gjithçka.
3. Shkoni të flini herët
Të hënat janë shumë më të lehta për t’u përqafuar nëse keni pushuar mirë. Do të keni më shumë energji për të përballuar javën tuaj dhe mund ta kaloni ndjesinë e të hënës më mirë. Ndjenja e lodhjes dhe e ankthit nuk është një ndërthurje e mirë, kështu që nisni rutinën e të shkuarit në shtrat herët. Jepini vetes kohë për t’u çlodhur.
Bëni çdo gjë që ju duket relaksuese, qoftë leximi i një reviste apo një libri, dush, bërja e një maske për fytyrën ose të gjitha këto më sipër. Mundohuni të mos e shikoni telefonin për të paktën një orë para gjumit, në mënyrë që të mund të flini lehtë.





