Këtë të mërkurë është shpallur edhe “Miss Bota” e 70-të dhe vajza që e rrëmbeu këtë kurorë është Karolina Bielawska, 23-vjeç nga Polonia.

Miss SHBA, Shree Saini, u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Olivia Yacé nga Bregu i Fildishtë zuri vendin e dytë.
Karolina arriti të rrëmbente kurorën e më të bukurës në eventin e vitit 2021, që ishte planifikuar të mbahej në dhjetor të vitit që lamë pas, por u shty për shkak të pandemisë globale.

23-vjeçarja, e cila punon si modele dhe po studion për një diplomë master, ka treguar se është tronditur shumë kur ka dëgjuar emrin e saj të shpallet fituese, pasi nuk e priste.

Ceremonia madhështore e edicionit të 70-të të “Miss Bota” përmbante mesazhe suportuese ndaj Ukrainës, i cili ndan një kufi me Poloninë.





