Aurela Hoxha prej disa vitesh është bërë tashme pjesë e botës së modës duke hapur brand-in e saj me të brendshme dhe bikini.
Për herë të parë Aurela është bërë pjesë e Paris Fashion Week, e cila ka realizuar sfilatën e saj të parë për të prezantuar koleksionin e ri.
Për të prezantuar këtë koleksion të ri, ajo kishte zgjedhur modele shqiptare, si Ergi Bardhollari, Alesia Noka etj., por edhe modele të huaja.
Në mesin e tyre ishte dhe mikesha e saj e ngushtë, modelja e njohur Dorina Gegici, ku vlen të përmendim që e për të ka qenë një periudhë e suksesshme, pasi kohët e fundit ka qenë pjesëmarrëse si modele në sfilata të rëndësishme ndërkombëtare.
Modelja e njohur Aurela Hoxha jeton prej disa kohësh jeton në Spanjë dhe fama e suksesi i saj i kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.
Nga Spanja, e më pas në Francë dhe Itali, brandi i saj i kostumeve të banjës, është i pari i një shqiptareje që bëhet pjesë e tregjeve më të famshmë të blerjes në metropolet e botës.





