Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Jo vetëm yll i muzikës Pop, Dua Lipa pjesë e filmit të njohur! Dalin pamjet e para si aktore!

Dua Lipën jemi mësuar ta shohim si një yll të muzikës Pop, por shumë shpejt do ta shohim atë përtej botës së muzikës.

Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e botës së kinematografisë dhe me anë të një postimi në “Instagram”-in e saj ajo ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do ta shohin atë edhe si aktore.

Dua Lipa do të vijë me një rol në filmin me titull “Argylle”, e cila do të luajë përkrah aktorit të njohur Henry Cavill.

Ajo publikoi dhe foton e parë si aktore, ku duket si një foto e shkrepur gjatë  një momenti kërcimi, ku dy protagonistët, Cavill  veshur me një kostum jeshil smeraldi dhe Dua me një fustan ari, shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit.

Tani mezi po presim ta shohim filmin ku Dua do interpretojë, ku padyshim edhe në këtë fushë do shkëlqejë shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles