Një ditë e veçantë dhe plot emocione për Vedatin dhe Roelën, pasi vajza e tyre e vogël ka festuar ditëlindjen e parë. Me këtë rast të rëndësishëm, Roela ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një dedikim tejet të ndjerë për të bijën, duke shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për ardhjen e saj në jetë.
Në fjalët e saj, Roela e cilëson vogëlushen si një dhuratë nga Zoti, e cila erdhi në një moment kur ata kishin më shumë se kurrë nevojë për një lutje.
“Ti ke qenë një dhuratë nga Zoti, në një moment kur kishim nevojë për një lutje – ti ishe ajo lutje që mori përgjigje”, shkruan ajo, duke treguar se ardhja e vajzës i ka ndryshuar jetën dhe i ka dhënë një kuptim të ri çdo gjëje.
Mes rreshtave plot dashuri, Roela kujton 365 ditët e para të mëmësisë, të cilat i përshkruan si pjesën më të bukur të jetës së saj. Ajo shprehet e mahnitur nga personaliteti i vogëlushes, të qeshurat, kureshtja dhe mënyra se si ajo eksploron botën, ndërsa mezi pret ta shohë të rritet dhe të përjetojë çdo fazë të bukur të jetës së saj.
Në përfundim të dedikimit, Roela i shpreh të bijës dashurinë e pakushtëzuar, duke e uruar në emër të të dy prindërve për këtë ditëlindje të parë kaq të veçantë.
“Mami dhe Babi të duam pafund!”, përfundon ajo mesazhin e saj të ëmbël për vogëlushen.




