Saturday, October 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

I ati në intubim prej 3 ditësh, Dj Dagz prek me mesazhin: Është koha që dhe ti të jesh i fortë

Një moment i vështirë po përjetohet nga DJ Dagz dhe familja e tij. Babai i artistit ndodhet në intubim dhe po lufton për jetën, ndërsa reperi ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, DJ Dagz ka rrëfyer se viti 2026 ka qenë ndër më të vështirët e karrierës së tij, jo vetëm për shkak të sfidave profesionale, por edhe për momentet e rënda që ka kaluar familja e tij.

Ai ka treguar se babai i tij ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe, veçanërisht në periudhat kur ai ka pasur më shumë nevojë për forcë dhe kur i është dashur të vazhdojë angazhimet profesionale pavarësisht vështirësive personale.

“E di që ty ato dy metra katrorë të bëjnë të lumtur e të ndihmojnë sadopak me heq mendjen nga çka do që ka qenë rasti dhe atë më shumë insistim dhe realisht gjithmonë më ka ndihmu shumë”, shkruan artisti në dedikimin e tij.

DJ Dagz ka zbuluar se babai i tij ndodhet prej tri ditësh në intubim dhe po lufton për jetën. Mes dhimbjes dhe shqetësimit, ai ka treguar se këtë herë është vetë ai që duhet të gjejë forcën për t’i qëndruar pranë të atit.

“Unë jom i fortë, Bab, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon. Tash osht koha që edhe ti me kon i fortë e me u kthy shumë shpejt prap me neve”, përfundon mesazhin e tij emocionues artisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles