Sipërmarrësja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar së fundmi një nga ngjarjet më të frikshme të ndodhura gjatë jetës së saj, pasi disa grabitës të maskuar që dyshohet të kenë qenë shqiptarë, kanë tentuar të vidhnin shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë e pranishme në shtëpi së bashku me familjen.
Raportime të shumta kanë bërë xhiron e rrjetit nga mediat e huaja, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe vetë Rocío Osorno, e cila përmes një postimi të ndarë së fundmi në rrjet shkruan se në momentin e ngjarjes ajo ndodhej në katin e sipërm. Në momentin që ka zbritur poshtë ajo vuri re se dritarja e dhomës që zakonisht e mbanin të mbyllur, ishte hapur. Kështu ajo kuptoi se gjërat nuk ishin ashtu siç duhej.
Osorno ka nisur të bërtasë për të paralajmëruar familjarët dhe për t’u siguruar që të gjithë të qëndronin të sigurt. Ndërsa bën me dije se ajo e kë denoncuar ngjarjen dhe është në pritje të arrestimit të autorëve.
Më tej, sipërmarrësja e njohur thekson po ashtu se autorët se po kërkonin sende prej ari, bizhuteri, diamante. Ndërsa bën me dije se ata kanë marrë një kuti bizhuterish me disa sende Pandora dhe pothuajse të gjithë bizhuteritë e Zara-s, duke treguar se ajo nuk mban bizhuteri të shtrenjta.
Po ashtu sipërmarrësja tregon më tej, se përmes shtëpisë së saj, disa persona të maskuar kanë tentuar të vidhnin më parë shtëpinë e një futbollisti që jetonte në një zonë me të.
“Unë nuk kam bizhuteri të shtrenjta; nëse ndonjëherë marr me vete në ndonjë event apo udhëtim ndonjë set ose orë, gjithmonë janë të huazuara dhe i dorëzoj sapo kthehemi. Gjithashtu mendojmë se e kishin piketuar shtëpinë time prej kohësh, sepse pikërisht nga shtëpia ime hynë për të vjedhur edhe në shtëpinë e një futbollisti që kishte marrë me qira shtëpinë ngjitur dhe përdorën të njëjtën mënyrë veprimi, duke kërkuar të njëjtin lloj sendesh” shkruan sipërmarrësja.
Reagimi i plotë i Rocío Osornos:
Shumë faleminderit për të gjitha mesazhet e mbështetjes. Ndoshta kemi kaluar një nga netët më të këqija të jetës sonë. Shumë herë më kishin folur se sa e vështirë është kur hyjnë për të vjedhur në shtëpinë tënde dhe për atë ndjesinë e hidhur që të mbetet më pas, por derisa nuk e përjeton vetë, nuk e kupton vërtet. Ka qenë e tmerrshme, shumë më keq nga sa do ta kisha imagjinuar ndonjëherë.
Sot kemi bërë denoncimin dhe kemi dhënë të gjithë informacionin që kemi. Për fat të mirë, dhe kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, jemi të gjithë mirë.
Në video shihet qartë se po kërkonin sende prej ari, bizhuteri, diamante… Morën një kuti bizhuterish me disa sende Pandora dhe pothuajse të gjithë bizhuteritë e Zara-s. Unë nuk kam bizhuteri të shtrenjta; nëse ndonjëherë marr me vete në ndonjë event apo udhëtim ndonjë set ose orë, gjithmonë janë të huazuara dhe i dorëzoj sapo kthehemi. Gjithashtu mendojmë se e kishin piketuar shtëpinë time prej kohësh, sepse pikërisht nga shtëpia ime hynë për të vjedhur edhe në shtëpinë e një futbollisti që kishte marrë me qira shtëpinë ngjitur dhe përdorën të njëjtën mënyrë veprimi, duke kërkuar të njëjtin lloj sendesh.
Gjithsesi, mendoj se gjërat materiale, në fund të fundit, janë më e pakta. Ajo që është më e vështirë për t’u shpjeguar është ndjesia që të mbetet pasi dikush ka hyrë në vendin ku deri dje ndiheshe plotësisht i/e sigurt, dhe aq më tepër kur ne ishim brenda shtëpisë
Nuk e di nëse ju ka ndodhur diçka e ngjashme dhe nëse mund të rikthehet ajo qetësia e mëparshme, sepse tani për tani nuk mund t’jua shpjegoj dot ndjesinë… Më shtrëngohet zemra sa herë që hap një derë.






