Saturday, September 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”, çfarë deklaroi Joz Marku në momentin e arrestimit

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar fizikisht Eduart Kuçin. Lidhur me kapjen e tij, autoritetet kanë dhënë detaje të reja mbi operacionin e kërkimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, policia ka ushtruar fillimisht kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur atë aty. Më pas, uniformat e pluta kanë vijuar aksionin duke kryer 10 kontrolle në banesat e miqve të tij.

Këngëtari është lokalizuar dhe vënë në pranga në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë. Në momentin e ndalimit nga policia, Marku ka mohuar se po i ikte drejtësisë, duke u shprehur: “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit.”

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shpallur zyrtarisht në kërkim 5 persona të tjerë dhe po vijohet puna intensive për identifikimin e të gjithë të përfshirëve të tjerë që shfaqen në pamjet filmike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles