Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” Eduart Kuçi, është kthyer në vëmendjen mediatike ditën e fundit, pasi është shfaqur i fashuar në kokë.
Në rrjetet sociale aludohet se Kuçi është dhunuar nga kënfëtari dhe ish-banori “Big Brother VIP Albania, Joz Marku.
Sipas dëshmive të ndryshme, Jozi pas një konflikti që ka gjeneruar në rrjetet sociale, ka goditur disa herë Edin, e cili duket se ka pësuar disa fraktura.
Edhe pse rrjetet sociale po “ziejnë” për sherrin me këngëtarin, duket se vetë Kuçi i ka dhënë fund zërave, pasi ka postuar një foto me një mikun e tij.





