Tuesday, August 18, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Po ku rrimë dot ne pa Big Brother VIP”/ Sara Hoxha konfirmon rikthimin e formatit edhe këtë vit

Big Brother VIP Albania do të rikthehet edhe këtë vit. Konfirmimi ka ardhur nga vetë producentja e formatit, Sara Hoxha, e cila i është përgjigjur publikisht një ndjekëseje në Instagram, duke i dhënë fund pikëpyetjeve nëse reality show më i komentuar në Shqipëri do të kishte një tjetër edicion.

Gjithçka nisi pasi Sara publikoi në InstaStory një postim lidhur me sezonin e ri sportiv në DigitAlb. Një ndjekëse e pyeti nëse transmetimi i ndeshjeve gjatë javës mund të nënkuptonte se këtë vit nuk do të kishte “Big Brother VIP”.

“S’ka Big Brother këtë vit? Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë”, shkroi ndjekësja.

Sara Hoxha nuk e la përgjigjen të hapur për interpretime.

“Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip 👀🤪”, iu përgjigj producentja, duke konfirmuar kështu se formati është pjesë e planeve të Top Channel edhe për sezonin e ardhshëm televiziv.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles