Elhaida dhe Lediani duket se po shijojnë së bashku pushimet, edhe pse këtë herë ka qenë Lediani ai që ka ndarë një foto më misterioze nga momentet e tyre.
Në imazhin e publikuar prej tij, një vajzë shfaqet me shpinë, ndërsa nga silueta dhe flokët e gjatë e të derdhur, duket qartë se bëhet fjalë për Elhaidën.
Pa zbuluar shumë nga momenti, Lediani ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit këtë pamje nga pushimet, duke lënë të kuptohet se çifti po kalon kohë së bashku dhe po shijon në maksimum ditët e tyre larg përditshmërisë.
Kjo foto ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë vënë re praninë e Elhaidës në krah të Ledianit.



