Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment të mbushur me emocione, duke rikujtuar një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj – pritjen e vajzës, Poi.
Influencuesja ka treguar se ndodhet sërish në të njëjtin destinacion ku, rreth gjashtë vite më parë, organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebes, një kujtim që vazhdon të mbetet shumë i rëndësishëm për të.
Gjithçka nisi pasi një ndjekëse e pyeti në rrjetet sociale nëse vendi ku po kalon pushimet ishte i njëjti ku kishte zbuluar nëse do të bëhej nënë e një djali apo një vajze.
Sara e konfirmoi se bëhej fjalë për të njëjtin vend dhe ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për emocionet që kishte përjetuar gjatë shtatzënisë.
“Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, shkroi ajo.




