Tuesday, June 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kemi filluar bashkëjetesën”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo zbulojnë sekretet e lidhjes së tyre

Selin Bollati dhe Dj Gimbo kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”. Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift. Ata kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, “DJ Remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.

Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.

Si është jetesa mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Selin: Mua kjo pyetje më ndjek gjithandej. Po përpos kësaj, më ndjek edhe kjo ‘është më mirë në Shqipëri apo Kosovë?’. Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut.

DJ Gimbo: Po mundohem me e mbajt…

Pasi dilni nga “Big Brother VIP”, kjo vëmendje qëndron por nuk iu ndjekin kamerat kudo që jeni, si ndryshon kjo marrëdhënie? Si ka ndryshuar për ju?

DJ Gimbo: Me thënë të drejtën brenda është pak më e vështirë se si duket prej jashtë, se nuk e ke idenë si paraqitesh jashtë. Aty duhet me pas shumë kujdes se mundet njerëzit me e marrë pak për keq, si lojë. Dallimi mes jashtë dhe brenda, jashtë është shumë më mirë.

Selin: Unë në fakt kur kam dalë jashtë kam bërë një diskutim me Gimbon dhe i kam thënë që ‘unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin se dua ta mbaj pak më private’. Unë jam shumë e besëtytnive, i besoj syrit të keq. Kjo ka qenë një kërkesë e imja që nuk e kemi mbajtur dot, për arsye se e kuptuam që duke bërë këtë veprim, krijonim disa drama të tjera, të shtuara, të panevojshme. Të tipit ‘u ndanë’, plus ne kemi mbështetës shumë besnik që na duan bashkë, na kërkojnë të na shohin bashkë gjatë gjithë kohës. Jemi munduar ta mbajmë mes privatësisë dhe asaj publike.

Do martoheni prapë?

Selin: Po të martohem tani shpejt, kam frikë se do kërkoj çdo vit nga një dasmë. Nuk kemi plane të tilla, jemi të martuar njëherë (qesh).

Gimbo: Akoma e kujtoj si hyri ajo. Nuk m’u duk si lojë, m’u duk si e vërtetë. Akoma i kemi unazat.

Si jeni ju si çift i gjeneratës Z?

Selin: Edhe jemi, edhe nuk jemi Gen Z. Jemi shumë larg dramave, marrëdhënies toksike, e lagu, s’e lagu. Po mundohemi që të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Ajo që sheh publiku është shumë pak nga ajo që kemi në jetën reale.

Gimbo: Ne kemi pak tipa funny, edhe kur jemi nervozë jemi funny.

Selin: Një këshillë që dua të jap, që nëse keni në plan t’i jepni stres marrëdhënies, është mënyra e gabuar. Ta bësh marrëdhënien toksike nuk është mënyra e duhur.

Kush është më romantik dhe kush është më xheloz nga ju?

Selin: Unë kam thënë aty brenda që nuk jam xheloze. Gimbo është i pari që nuk e beson (qesh). Por është në masë tek unë, nuk është e tepruar. Është emocion njerëzor. Se kush është më shumë romantik, unë jam romantike në heshtje. Gimbo është nëpërmjet gjesteve. Kafja e mëngjesit vjen nga Gimboja.

Kush kërkon falje i pari?

Gimbo: Varet kush i ka fajet.

Selin: Gimbo është më i vështirë tek kjo pjesa, por po punojmë.

Zakoni që ju nervozon tek tjetri por që pastaj ju bën për të qeshur…

Gimbo: Stresi i kësaj.

Selin: Zakoni i Gimbos, asnjëherë nuk i lë gjërat në vendin e vet.

Ka rregulla për të mbrojtur marrëdhënien mes jush?

Selin: Ne jemi munduar të mos postojmë dhe të jemi kaq të ekspozuar në media. Kam parë disa çifte gjithmonë të ekspozuar dhe që kanë arritur në obsesion. Kjo ka kaluar që të jenë bashkë vetëm për shkak të këtij presioni. Aty funksionojnë për botën, jo për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është realisht ajo që po jetojmë. Por jemi munduar të tregojmë pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles