Saturday, June 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ylli Limanit i ndodh e papritura në Spanjë! Telefoni dhe kuleta përfundojnë në dorën e hajdutëve

Këngëtari i njohur, Ylli Limani po shijon disa ditë relaksi në Spanjë, por është përballur me një situatë mjaft të pakëndshme gjatë qëndrimit të tij atje. Gjithçka nisi të ngjallë dyshime te fansat pas një postimi të tij të fundit në rrjetet sociale. Teksa artisti shfaqej në një barkë nën rrezet e diellit, vëmendjen më të madhe e mori përshkrimi.

Screenshot

Aty ai shtroi me ironi pyetjen se kujt i janë vjedhur telefonat dhe kuletat me të gjitha sendet e tjera personale pikërisht në Spanjë.

Ky detaj i vogël ishte i mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje reale. Por fatkeqsisht, kjo është e vërtetë.
Ylli ka rënë pre e hajdutëve gjatë këtij udhëtimi, duke mbetur pa mjetet e komunikimit dhe portofolin me sendet e tij me vlerë.

Përtej dëmit material, rëndësi ka që artisti është shëndoshë e mirë dhe po vazhdon të shijojë ditët e tij të mbetura të pushimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles