Sezoni veror është në kulmin e tij dhe me rritjen e numrit të pushuesve po shtohet edhe nevoja që plazhet të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër, në Himarë po merr jetë projekti pilot “Deti pa Barriera”, një nismë që synon t’u ofrojë personave me aftësi ndryshe mundësi më të mira për të shijuar detin dhe shërbimet turistike.
Projekti synon të krijojë kushte më të përshtatshme për aksesin në plazh dhe në det, duke adresuar një nga sfidat kryesore me të cilat përballen personat me aftësi ndryshe gjatë sezonit turistik.
Nisma pritet ta kthejë Himarën në një model të turizmit gjithëpërfshirës në Shqipëri, duke promovuar barazinë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë pushuesit. Organizatorët theksojnë se “Deti pa Barriera” përfaqëson një hap konkret drejt një turizmi më të aksesueshëm dhe më social.
Projekti do të prezantohet zyrtarisht më 26 qershor, në orën 11:00, në pedonalen e Himarës.





