Wednesday, June 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Butrint Imeri në zi, humb personin e shtrenjtë: Më mësove çfarë është dashuria e pastër

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një nga personat më të dashur të familjes, gjyshen e tij.

Në një dedikim emocional të publikuar në rrjetet sociale, Butrinti ka shprehur dhimbjen e tij të thellë, duke e përshkruar gjyshen si personin që e mësoi për dashurinë dhe mirësinë e pastër. Ai theksoi se shpirti i saj i bardhë gjithmonë e ka pritur me buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri të pakufizuar.

Këngëtari është shprehur se gjyshja do t’i mungojë përjetësisht, por theksoi se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e shpirtit të tij.

Ai përmbylli dedikimin e tij me një lutje që ajo të prehet në paqe dhe me një premtim për dashuri të përjetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles