Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu.
Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre 5-vjeçare në programin festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor.
Prindërit kanë ndarë momente mjaft të ëmbla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar mbështetjen e pakursyer për Poem në këtë ditë të veçantë.
Në foton e publikuar nga Sara në Instastory, shihet e vogla duke i dhuruar një puthje të ngrohtë në faqe mamasë së saj, teksa shihet e veshur me kostumin e shfaqjes.
Nga ana tjetër, edhe Ledri ka ndarë një imazh tejet prindëror. Ai shfaqet me një buzëqeshje të madhe teksa mban në krahë Poem, duke treguar qartë krenarinë dhe lumturinë e tij si baba në këtë moment të rëndësishëm.





