Friday, September 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çifti i njohur i Tik Tok pjesë e Big Brother Vip Albania?

Teksa përgatitjet për edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë, një tjetër dyshe e njohur në rrjetet sociale po përflitet si pjesë e kastit të ri.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur të TikTok-ut, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj, të cilët mund të bëhen pjesë e spektaklit që pritet të nisë së shpejti.

Dyshja ka krijuar një audiencë të konsiderueshme përmes aktivitetit në rrjetet sociale dhe, nëse pjesëmarrja konkretizohet, kalimi i tyre në një format si BBVA do t’i vendoste për herë të parë përballë një publiku shumë më të gjerë televiziv.

Për momentin nuk dihet nëse Albi dhe Xhesiana janë kontaktuar për të hyrë individualisht apo nëse produksioni po mendon një formulë ku ata do të përfshiheshin si çift.

Megjithatë, informacioni mbetet ende në nivelin e burimeve dhe nuk ka një konfirmim zyrtar as nga Top Channel, as nga vetë Albi dhe Xhesiana për pjesëmarrjen e tyre.

Me afrimin e sezonit të ri, lista e emrave të përfolur për BBVA 6 pritet të zgjerohet, ndërsa përgjigjja përfundimtare se kush do të kalojë derën e shtëpisë do të vijë vetëm me konfirmimet zyrtare të produksionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles