Wednesday, September 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“E humba vëllain tim të vetëm”, motra e Laurent Krasniqit rrëqeth me fjalët: Sikur të kisha edhe një herë mundësi për të përqafuar

Ikja e parakohshme e Laurent Krasniqi ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjitha ata që e njohën. Por plaga me e madhe është te familja e tij.

Në këto momente të vështira, motra e Laurentit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait të saj të vetëm.

Ajo ka rrëfyer se ende nuk arrin ta besojë se Laurenti nuk është më, duke kujtuar përqafimin e fundit dhe momentet që tashmë kanë mbetur vetëm kujtime.

Kujtojmë se Laurenti humbi jetën më 2 shtator në një aksident tragjik, i cili ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një automjet. Për shkak të plagëve të shumta që ai mori, nuk arriti dot të mbijetonte.

Postimi i plotë:

Vllau jem, po ta shkruj këte me lot ne sy e me një zemër qe hala nuk po e beson qe ti nuk je ma

Sikur ta kisha edhe një herë mundësin me të pa me ta ni zanin me të përqafu e me thane sa shumë të du. Nuk e dita kur te përqafova herën e fundit qe ajo do te ishte hera e fundit e jetës teme me ty.

Ti ike shume i ri, shumë shpejt, e le pas vetes një boshllak që askush nuk ka me mujt me e mbush. Unë e humba vllaun tem të vetëm, por bota humbi një njeri te mire, një shpirt të pastër, një njeri që nuk e meritonte me u largu kaq herët.

Sot te kërkoj neper kujtime, neper fotografi, neper momente te vogla qe dikur i merrja si te zakonshme. Tash një kujtim i yti është pasuria ma e madhe qe kam.

Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty, por po premtoj qe kam me te mbajt me vete ne çdo hap. Kam me fol për ty, kam me të kujtu, kam me u lut për ty dhe kam me te dasht deri ne ditën kur edhe unë te vi aty ku je ti.

Pusho i qete, vllau jem i vetëm. Nëse dashnia do të mundej me te kthy, ti do te ishe prape këtu ne krahët e mi.
Malli për ty nuk ka me u shu kurrë. Ti nuk je veq një kujtim për mu ti je një pjese e zemrës teme qe vdiq bashke me ty.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles