Wednesday, June 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin PAMJET: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

Pamje shumë shqetësuese të publikuara sot kanë tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëi, pasi ato dëshmojnë një moment sa të frikshëm e të shëmtuar. Ish- fituesi i Big Brother Vip e këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti shihet duke kërcënuar me armë pronarin e ONIMA-s, Erkand Shabani, teksa ky i fundit mbante në krahë fëmijën e tij.

Pamjet janë bërë publike nga media Sinjali.com. Kujtojmë se Gjesti pas arrestimit të para pak kohe u la sërish i lirë pasi mbi të u ngrit akuza për kanosje, por në asnjë pjesë të aktakuzës së tij nuk përmendej se ai kishte armë në dorë.

Fakti që pronari i ONIMA-s Erkand Shabani,ka pasur në krahë fëmijën në këto momente e bën ngjaren edhe më të rëndë, pasi e mitura ka dëshmuar një moment tmerri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles