Vajza e artistes së njohur Eneda Tarifa feston sot 13-vjetorin e lindjes ndërsa një dedikim emocionale ka pushtuar rrjetin.
Në fotot e postuara në profilin e saj, ku këngëtarja shfaqet me vajzën, Tarifa i ka bërë një urim emocionues të voglës së saj që zyrtarisht është adoleshente pasi mbush sot 13-vjeçe.
“Duket sikur dje të mbaja përdore… ndërsa sot po debatoj me një 13-vjeçare që mendon se di gjithçka Jam shumë krenare për vajzën që po bëhesh: e bukur, e zgjuar, me shumë talente, me zemër të madhe dhe me një personalitet që ndriçon çdo vend ku hyn. Uroj që vitet e adoleshencës të të sjellin aventura, ëndrra të çmendura, shumë të qeshura, pak drama (se e dimë që s’ka shpëtim ) dhe pafund dashuri. Happy birthday, baby girl… officially teen, forever my little girl” shkruan Tarifa në postimin e saj.





