Prej disa kohësh, në rrjet po qarkullojnë thashetheme se Samanta mund të jetë ndarë nga partneri i saj. Megjithatë, këngëtarja ka zgjedhur të mos japë shumë përgjigje publike dhe të vazhdojë jetën e saj larg zhurmës mediatike.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vajzën e saj. Në imazh, Samanta shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa mbi foto ka shkruar: “We love hugs”.
Ky postim është parë nga shumë ndjekës si një mesazh i qartë se, pavarësisht komenteve dhe aludimeve në rrjet, fokusi i saj mbetet familja dhe vajza e saj. Samanta, siç duket, ka vendosur të mos merret me thashethemet, por të shijojë momentet më të bukura të jetës private.




