Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Dje të mbaja përdore!” Eneda Tarifa emocionon me dedikimin për ditëlindjen e vajzës së saj

Vajza e artistes së njohur Eneda Tarifa feston sot 13-vjetorin e lindjes ndërsa një dedikim emocionale ka pushtuar rrjetin.

Në fotot e postuara në profilin e saj, ku këngëtarja shfaqet me vajzën, Tarifa i ka bërë një urim emocionues të voglës së saj që zyrtarisht është adoleshente pasi mbush sot 13-vjeçe.

“Duket sikur dje të mbaja përdore… ndërsa sot po debatoj me një 13-vjeçare që mendon se di gjithçka  Jam shumë krenare për vajzën që po bëhesh: e bukur, e zgjuar, me shumë talente, me zemër të madhe dhe me një personalitet që ndriçon çdo vend ku hyn. Uroj që vitet e adoleshencës të të sjellin aventura, ëndrra të çmendura, shumë të qeshura, pak drama (se e dimë që s’ka shpëtim ) dhe pafund dashuri. Happy birthday, baby girl… officially teen, forever my little girl” shkruan Tarifa në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles