Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Babai i Selin emocionon me fjalët pas fitores së të bijës: Kupa shkoi për mbretëreshën time, ndihesha në faj për largësinë

Toni Bollati, babai i Selin, fitueses së edicionit të pestë të Big Brother VIP, ka ndarë emocionet e tij pas fitores së së bijës dhe marrjes së çmimit të madh.

Ai ka folur edhe për periudhën gjatë qëndrimit të Selin në shtëpinë e BBV, duke e përshkruar si të lodhshme dhe stresuese, sidomos për shkak të largësisë nga familja.

Gjithashtu, ai ka zbuluar se ka komunikuar me Selin mbrëmjen e djeshme, duke thënë se ajo i është dukur e lodhur pas finales.

Në natën finale, përkrah Selin ishin edhe Miri, i cili u rendit i dyti, Mateo në vendin e tretë, ndërsa Rogerti ishte i pari që u eliminua nga gara.

“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time.

Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles