Klod Dedja ka marrë surprizën më të bukur dhe më të veçantë në Ferma Vip.
Takimi me bashkëshorten e tij, të cilën e ka 25 vite më të vogël ka sjellë mjaft emocione.
“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasëm”, i ka thënë Klodi bashkëshortes mes puthjeve dhe përqafimeve.
“Ersa është një vepër arti. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë daashuria për një femër. Është hera e parë që jemi larg njëri-tjetrit. Është një dashuri që duhet të respektohet. Unë nuk shikoj më fytyra njerëzish. Ajo është komplet unë dhe unë komplet ajo. Dua të di a është mirë, a ka nevojë për mua. Ne kemi diferencë në moshë. Kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë. Ndihem në faj që jam brenda. E kam merak Ersën”, tha Klodi para takimit.
Para se takimi i tyre të përfundonte dhe bashkëshortja e tij të largohej, Klodi i ka kërkuar Ersës që të kujdeset për veten.
“Kujdesu për veten, të dua shumë”, i tha Klodi.
Ersa e kishte menduar hyrjen e saj me një veshje të veçantë, ku ishte munduar të ruante identitetin e saj, duke mos pranuar në asnjë moment që të heqë maskën.




