Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Arbër Hajdari e thotë emrin e fituesit të tij për Big Brother Vip 5, dhe nuk është asnjë nga ata që mund të mendoni

Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet finales së madhe dhe pyetja që po dominon diskutimet mes publikut mbetet e njëjtë: kush do të shpallet fitues i këtij edicioni.

Por megjithatë kësaj dileme i është përgjigjur me humor edhe opinionisti i programit, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR), ku u pyet drejtpërdrejt për emrin e fituesit të mundshëm.

Gjatë bisedës, moderatori Salsano Rrapi e vendosi në “sprovë” opinionistin me pyetjen: “Kush e fiton Big-un?”, duke pritur një përgjigje mes finalistëve që po dominojnë lojën këtë sezon.

Por Arbër Hajdari zgjodhi ta anashkalojë seriozisht pyetjen, duke sjellë një moment humori në studio. Ai përmendi me batutë emrin e koleges së tij në panel, opinionistes Monika Kryemadhi, duke thënë: “Monika!”, çka shkaktoi të qeshura të menjëhershme mes të pranishmëve.

Edhe pse pyetja për fituesin mbetet pa një përgjigje konkrete, opinionisti vijon të theksojë se gara është ende e hapur dhe çdo finalist ka shanset e tij për të shkuar deri në fund.

Finalja e “Big Brother VIP Albania” pritet të sjellë emocione të forta dhe një përballje të ngushtë mes banorëve që kanë mbetur në lojë, ndërsa publiku po pret me padurim të mësojë emrin e fituesit të këtij edicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles