Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Kriset miqësia, Adioni shpërthen kundër Mozës: Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!

Raporti mes Adionit dhe poetes Mimoza Ahmeti duket se ka marrë një krisje të fortë, e cila është vërtetuar së fundmi nga deklaratat e ashpra të Adionit në oborrin e fermës.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Adioni shfaqet në një bisedë me banorët e tjerë në orët e vona të natës, ku nuk i ka kursyer aspak ironitë dhe analizat “therëse” për strategjinë e Mozës.

Sipas tij, gjithë zhurma dhe vëmendja që ajo po merr nuk do ta çojë drejt triumfit në këtë reality show.

Duke e zhvlerësuar lojën e saj, ai thekson se i vetmi përfitim i poetes nga ky format do të jetë vëmendja kalimtare në rrjetet sociale:
“Ajo nuk ka për të fituar asgjë këtu, përveçse do bëhet personazh i TikTok-ut.”

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur komente të shumta është zotimi i tij personal si një pengesë e pakapërcyeshme për rrugëtimin e saj. Me një ton mjaft të prerë, Adioni shton:
“Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!”

Gjatë këtij diskutimi, ai lë të kuptohet se është i vetëdijshëm për mënyrën se si Moza po i “shfrytëzon” situatat dhe banorët (duke përmendur se si ka përdorur Xhesin apo të tjerë), por i bën të qartë grupit se me të kjo skemë nuk funksionon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles