Rita Petro, në një intervistë për Vizion Plus, ka folur për rrugëtimin e mikeshës së saj, Mimoza Ahmeti, në “Ferma VIP”. Ndër të tjera, Rita u shpreh se i ka ardhur keq që Mimoza është trajtuar sikur ndodhet në kushte të rënda ekonomike.
“Më ka ardhur shumë keq kur është trajtuar Moza si një viktimë; sikur nuk ka ç’të veshë, ç’të hajë; sikur s’ka bukën e gojës. Moza është një person krenar dhe ka veshur gjërat që ka dashur të veshë, ka bërë jetën e vet dhe, normalisht, është në një pozicion të tillë që pse të mos ketë të ardhura më të mëdha. Moza nuk duhet të trajtohet si një viktimë, përkundrazi, ajo është pedagoge dhe ka pasur rrogën e vet, punët e veta. Por është normale të thuhet që njerëzit e artit dhe të librit sot nuk kanë fitime të mëdha. Sidomos tek ne në Shqipëri, ku problemi nuk është vetëm mbështetja për artistin, por mbështetja për kulturën dhe artin”, tha Rita Petro.




