Ndarja e Kejsit nga Ina ka qenë një nga temat më të komentuara së fundmi, duke ngjallur interes të madh tek publiku. Së fundmi, për këtë situatë ka reaguar edhe motra e tij, Sara, e cila ka ndarë disa detaje dhe qëndrimin e saj mbi këtë çështje.
Në një deklaratë të sinqertë, Sara tregoi se periudha kur Kejsi erdhi ishte e vështirë për familjen, pasi po përballeshin me një situatë delikate shëndetësore të babait të tyre.
“Unë në momentin që Kejsi erdhi këtu kishim javët kur kishim babin në spital,” u shpreh ajo.
Ajo theksoi se respekton dhe mbështet plotësisht vendimet e vëllait të saj në lidhje me jetën personale.
“Mbështes vendimet e Kejsit, nëse ai nuk dëshiron të jetë në një marrëdhënie, atëherë është zgjedhja e tij,” shtoi Sara.
Megjithatë, ajo la të kuptohet se marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës nuk është përkeqësuar, duke theksuar se ata vazhdojnë të kenë raporte të mira.
“Ata e dinë vetë, por janë shokë shumë të mirë,” tha ajo.
Sara gjithashtu vlerësoi sjelljen e Inës, duke treguar se ajo ka qenë e kujdesshme dhe mbështetëse ndaj familjes së tyre në këtë periudhë.
“Ina më ka uruar për djalin dhe më ka pyetur si është babi,” përfundoi ajo.




