Motra e Mateos, Keijsi Borri, foli në “Fan Club” për lojën e deritanishme të vëllait të saj në “Big Brother VIP 5”.
Gjatë programit, ajo ka marrë në telefon babain e tyre për ta pyetur për Brikenën, vajzën me të cilën Mateo ka krijuar një lidhje romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Keijsi – Motra e Mateos: Jam live këtu tek “Fan Club”. Duan të dinë mendimin tënd për Brikenën?
Babai i Mateos: Brikena është vajza më e qëndrueshme, me karakter dhe i jep vlera atij “Big Brother”-i.





