Wednesday, April 29, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Xhesika Ndoja në gjendje jo të mirë shëndetësore, familjarët bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Ndodhet në spital jashtë vendit

Këngëtarja Xhesika Ndoja sipas familjarëve të saj po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

Sipas tyre, artistja ndodhet aktualisht e shtruar në një spital jashtë vendit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të kësaj situate, është vendosur që ajo të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti publik dhe nga rrjetet sociale.

Familjarët sqarojnë se llogaritë e saj nuk do të jenë aktive gjatë kësaj periudhe, duke përjashtuar çdo angazhim profesional apo komunikim me ndjekësit.

Në mesazhin e tyre, ata kanë kërkuar mirëkuptimin e publikut dhe respektimin e privatësisë së artistes në këtë moment delikat, ndërsa u kanë bërë thirrje të gjithëve që ta mbështesin me mendime pozitive dhe lutje për rikuperimin e saj sa më të shpejtë.

Xhesika Ndoja tërhiqet nga jeta publike, familjarët japin njoftimin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles