Këngëtarja Xhesika Ndoja sipas familjarëve të saj po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
Sipas tyre, artistja ndodhet aktualisht e shtruar në një spital jashtë vendit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të kësaj situate, është vendosur që ajo të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti publik dhe nga rrjetet sociale.
Familjarët sqarojnë se llogaritë e saj nuk do të jenë aktive gjatë kësaj periudhe, duke përjashtuar çdo angazhim profesional apo komunikim me ndjekësit.
Në mesazhin e tyre, ata kanë kërkuar mirëkuptimin e publikut dhe respektimin e privatësisë së artistes në këtë moment delikat, ndërsa u kanë bërë thirrje të gjithëve që ta mbështesin me mendime pozitive dhe lutje për rikuperimin e saj sa më të shpejtë.






