Alba ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë që ka ndezur menjëherë reagime në rrjet. Gjatë një bisede live me ndjekësit, ajo u pyet për mungesën e mbulesës, një temë që shpesh është bërë objekt diskutimi për të.
Pa u fshehur dhe me qetësinë që e karakterizon, Alba u përgjigj:
“Javës që vjen do kem një takim me një hoxhë shumë të njohur i cili do më japë sugjerimet e nevojshme për mbulesën.”





