Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit disa copëza nga momentet e saj të veçanta me të birin, Daksanin.
Artisja ka publikuar disa foto me të, ku është kujdesur të mos tregojë imazhin e plotë të tij, por vetëm disa pjesë të fytyrës. Dafina nuk ka nguruar t’i bëj edhe një dedikim të birit, i cili, siç thotë ajo, i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
“Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Ti e kthen çdo gri në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe”, shprehet Dafina.






