Momente mjaft emocionuese kanë pushtuar familjen e këngëtarit të mirënjohur Sinan Hoxha.
Babai i këngëtarit po bëhet gati për një rrugëtim të rëndësishëm shpirtëror drejt vendit të shenjtë, Mekës, dhe familja është kujdesur që kjo nisje të jetë e paharrueshme.
Përmes disa imazheve të ndara në rrjetet sociale, bashkëshortja e Sinanit, Andrra Destani, ka zbuluar atmosferën e ngrohtë familjare.
Sinani ka surprizuar babain e tij me një tortë mjaft simbolike, e dekoruar me elemente fetare si Qabja dhe tespihet, ku shkruhej: “Allahu ta pranoftë Umren”.






