Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Luiz Ejlli futet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Këngëtari Luiz Ejlli, fituesi absolut dhe ikonik i formatit Big Brother VIP, në një konferencë për media të martën në Prishtinë trazoi ujërat dhe nxiti dyshime të forta për atë që po vjen.

Ai u shpreh me rezerva se shumë shpejt mund të ketë të reja rreth tij dhe formateve reality, duke lënë të hapur mundësinë e një angazhimi pas thashethemeve që qarkullojnë prej ditësh për formatin “Ferma VIP”.

Por, prapa asaj deklarate diplomatike fshihet një tjetër e vërtetë ekskluzive, të cilën patjetër që Prive By Liberta Spahiu e zbulon e para si lajm të konfirmuar.

Burime të sigurta pranë produksionit kanë bërë të ditur se ai do të futet me një mision special këtë të shtunë në formatin që e bëri fenomen.

Për më tepër, qëndrimi i Luizit thuhet se nuk do jetë vizitë e shkurtër, por do të zgjasë disa ditë, veprim ky që pa diskutim do e trazojë shtëpinë brenda dhe do gozhdojë audiencën jashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles