Lim Hoti, i cili deri më sot e kishte mbajtur jetën e tij private larg syrit të medias, ka zbuluar një të vërtetë që askush prej banorëve nuk e priste: ai është baba i një djali 11-vjeçar.
Limi, i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, u shfaq mjaft i emocionuar teksa ndau detaje që banorët aty brenda nuk i kishin dëgjuar më parë.
Ai pranoi se prej kohësh nuk ka pasur kontakt me të birin, i cili jeton në Zvicër.
Gjatë bisedës, Limi u shpreh se distanca ka bërë të veten dhe se komunikimi me djalin është ndërprerë prej një viti.
“Unë e kam djalin që s’kam folur që vitin e kaluar me të. 11 vjet i ka djali, se kam parë u bë sa kohë,” tha ai, duke lënë banorët të habitur.
I pyetur se pse nuk udhëton drejt Zyrihut ku jeton djali, ai tregoi se dikur shkonte më shpesh, por rrethanat janë vështirësuar.
Në këtë bisedë ishte e pranishme edhe Dolce, me të cilën Limi ka nisur një afrimitet mes tyre brenda shtëpisë.
E interesuar për të kaluarën e tij, ajo e pyeti se si i ka raportet me nënën e djalit.
“Shkojmë diçka,” u përgjigj Limi, duke shtuar se ka zgjedhur të mos ndjekë rrugët ligjore apo gjyqësore për të shmangur tensionet e mëtejshme.
“Nuk kam dashur të hyj thellë në mes asaj, meje e djalit. Nuk kam dashur të shkoj deri aty sa të hahem me gjyqe… në mënyrën më të thjeshtë, më normale. Ai është në shkollë, unë në punë. Zvicra dihet që është shumë strikte,” përfundoi ai.




