Dolçe dhe Limi kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Pas afrimitetit fizik, kërcimeve të përbashkëta dhe bisedave kokë më kokë, dyshja ka thyer akullin përfundimisht.
Kamerat kanë kapur momentin kur ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke konfirmuar kiminë e lindur mes tyre.
Kjo romancë e re vjen në një moment delikat, pasi Limi ka deklaruar se historia e tij me banoren tjetër, Alba Pollozhanin, ka përfunduar prej muajsh. Megjithatë, Alba e ka mohuar këtë shkëputje drastike, duke u shprehur se komunikimi mes tyre ka vazhduar deri vonë.



